Gjashtë persona e sulmojnë me thikë një tjetër në Podujevë

Një vrasje në tentativë ka ndodhur në Podujevë ditën e djeshme (e premte) ku gjashtë persona kanë sulmuar me thikë një person tjetër, i cili pas lëndimeve që ka marrë është dërguar në QKUK për trajtim.

Ndërkaq, nga gjashtë sulmuesit, pesë janë arrestuar dhe njëri është arratisur, ka raportua Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh.

“Rr.Nuhi Gashi & 19-Qershori, Podujevë 21.03.2025 – 19:45. Raportohet se pas një mosmarrëveshje, gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, kanë sulmuar fizikisht dhe me mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar. Lëndime trupore ka pësuar viktima i cili gjendet nën tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Ndërsa janë arrestuar pesë persona të dyshuar, kurse personi i gjashtë i dyshuar gjendet në  arrati. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit tre nga të dyshuarit e arrestuar dërgohen në mbajtje, kurse dy të tjerë lirohen në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Shija e redaktorit

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Të fundit nga rubrika