Gjashtë persona mes tyre dy fëmijë u plagosën nga të shtënat në qendër të Londrës

Një vajzë shtatëvjeçare ka mbetur duke luftuar për jetën e saj pasi një person i armatosur hapi zjarr në një shërbim përkujtimor në Londër

Oficerët e mjekësisë ligjore kanë punuar në vendin e krimit pas të shtënave, Foto BCC

Një person i panjohur ka qëlluar të shtunën nga një veturë në lëvizje pranë një kishe në qendër të Londrës, duke lënë të vdekur dy vajza, njëra shtatëvjeçare dhe tjetra 12-vjeçare.

Po ashtu, Shërbimi i Policisë Metropolitane e Londrës ka njoftuar se kanë mbetur të vdekur edhe katër gra, 21-vjeçare, 41-vjeçare, 48-vjeçare dhe 54-vjeçare.

Ndërkaq, policia ka shtuar se të shtënat nga një automjet në lëvizje janë qëlluar teksa po mbahej një varrim në St. Aloysius në Euston, raporton BBC.

Sipas informacioneve fillestare, 48-vjeçarja ka pësuar dëmtime të rrezikshme për jetën, ashtu sikur edhe vajza shtatëvjeçare, ndërsa, 21-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.

Një përfaqësues i policisë ka thënë se dy gratë e tjera nuk ishin në gjendje të rrezikshme për jetën dhe se vajza 12-vjeçare ishte trajtuar për një dëmtim të lehtë në këmbë.

Rrugët u mbyllën dhe detektivët vijojnë të hetojnë në vendin e ngjarjes

Në vendngjarje ndodhen një numër i madh i efektivëve të policisë. Hetimet operative vijojnë, rrethanat e ngjarjes janë ende duke u zbardhur. Deri më tani askush nuk është arrestuar.

Në një deklaratë,  zyrtari i policisë ka thënë se një “hetim urgjent” ishte duke u zhvilluar dhe detajet e incidentit “po dilnin ende”.

“Në këtë fazë të hershme, nuk ka pasur asnjë arrestim”, ka deklaruar ai.

Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan ka reaguar duke i përshkruar të shtënat si “thellësisht shqetësuese”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika