Shtatë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë në gjendje serioze, përfshirë një fëmijë të vogël, pas një sulmi me thikë në një qendër tregtare në Sydney.
Policia e ka konfirmuar numrin e të vrarëve dhe ka thënë se sulmuesi është qëlluar, po ashtu, për vdekje.
Ndihmëskomisionari policor, Anthony Cooke, ka thënë në një konferencë për media se i dyshuari i ka therur nëntë persona teksa ka lëvizur nëpër qendrën tregtare.
Cooke ka thënë se sulmuesi e ka kryer sulmin vetëm dhe nuk ka rrezik më për publikun.
I pyetur nga gazetarët për motivet e sulmit, ai ka thënë se janë duke u kryer hetime.
Cooke ka thënë se një zyrtare policore e ka çarmatosur dhe e ka vrarë sulmuesin e dyshuar.
“Ajo është përballur me sulmuesin… teksa ka vrapuar mbrapa tij për ta zënë, ai e ka kthyer fytyrën përballë saj dhe e ka ngritur thikën. Ajo ka shtënë me armë zjarri dhe ai person është i vdekur”, ka thënë Cooke, raporton “TheGuardian”.
Kryeministri australian, Anthony Albanese, ka thënë se bashkëndjen me familjarët e të prekurve në këtë incidient.
Në disa pamje që janë shpërndarë rrjetet sociale janë parë shumë viktima, si dhe një burrë duke mbajtur një thikë të madhe.
Just horrific. This is video footage of the terrorist in Bondi Westfield Shopping centre, running at people with a knife. At least 4 killed. Many injured. #Sydney pic.twitter.com/96zHp5y0PR
— Arsen Ostrovsky 🎗️ (@Ostrov_A) April 13, 2024
Turma njerëzish kanë ikur prej qendrës tregtare dhe njerëzit janë udhëzuar që të shmangin këtë zonë.
Në afërsi janë parë ambulanca dhe shumë makina të policisë.
Officers enter Bondi Junction, guns drawn. pic.twitter.com/Sw0GLdd2A3
— Tamsin Rose (@tamsinroses) April 13, 2024