Gjashtë raste të dhunës në familje kanë ndodhur në Kosovë gjatë 24 orëve të shkuara.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se në rajonin e Prishtinës kanë ndodhur tri raste; një në Prishtinë, një në Fushë Kosovë dhe një në Podujevë.
“Prishtinë / 09.01.2025-09:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike dhe e ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.
“Fushë Kosovë 09.01.2025, 19:45. Eshtë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar vazhdimisht e shqetëson ankuesen femër kosovare. Lidhur me rastin i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”.
“Podujevë 09.01.2025, 20:30. Eshtë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare, me ç’rast e njëjta është kthyer në shtëpinë e familjarëve të saj, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati”, thuhet në raportin e policisë.
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur edhe në rajonin e Gjilanit.
“Gjilan 07.01.2025, 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Gjithashtu, edhe në rapjonin e Pejës është raportuar për një rast të dhunës në familje.
“Pejë 09.01.2025, 16:10. Është raportuar se e dyshuara femër kishte kryer veprën e lartcekur, me ç’rast një viktimë ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin e dyshuara ndodhet në arrati, ndërsa rasti në procedurë hetimore”.
Po ashtu, edhe në rajonin e Gjakovës është raportuar për një rast të dhunë në familje, përkatësisht në Malishevë.
“Malishevë 09.01.2025 – 08:00. Ka ndodhë një përleshje në mes të dy personave meshkuj kosovarë, njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar pas rastit ishte larguar nga shtëpia dhe nuk është hasur nga policia”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.