Gjashtë raste të dhunës në familje u raportuan në Polici në 24 orët e fundit

Për vetëm 24 orë në Policinë e Kosovës janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar për gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në tërë Kosovën.

Sipas njoftimit, rastet janë raportuar në Podujevë, Lipjan, Pejë dhe Rahovec.

Në Pejë, policia ka arrestuar tre burra për dhunë psikike, sulm fizik dhe ofendim, në tri raste të ndryshme.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

“Viktima femër kosovare, ka raportuar se është ofenduar nga gjyshi i saj i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin për rastin tjetër në Pejë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia lidhur me rastin e tretë në qytetin e Pejës.

Në Podujevë një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

“Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në Rahovec, një burrë është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë të dielën.

Policia bëri të ditur se është ndaluar një person i  dyshuar për ‘dhunë në familje’, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së saj në Lipjan.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është dërguar ne mbajtje.” thuhet në raportin ditor të PK-së.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika