Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës,(IKShPK) ka njoftuar se nga 797 testime, gjashtë qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Të dielën janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 616.
Ndërsa në total numri i rasteve aktive është 390.
Në 24 orët e fundit, janë dhënë 48 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 827 mijë e 35 doza të vaksinës.
Deri më sot, 822 mijë e 309 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndërsa doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19, deri më sot, janë dhënë, gjithsej, 101 mijë e 985.