Gjashtë të arrestuar në aksionin kundër mashtrimit me patentë shoferë në Pejë

Një aksion i Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë në Pejë ka rezultuar me arrestimin e shtatë zyrtarëve të Njësisë për Patentë Shoferë, me hetime të shtrira edhe në komunat përreth, sipas prokurores së rastit

Foto ilustrim

Një aksion i gjerë policor në Pejë ka rezultuar me arrestimin e disa zyrtarëve nga Njësia për Patentë Shoferë.

Sipas prokurores së rastit, Valbona Disha – Haxhosaj, deri tani janë arrestuar gjashtë persona, të cilët dy prej tyre janë duke u intervistuar dhe ende nuk është marrë ndonjë vendim për ta.

“Një person është liruar për shkak të gjendjes shëndetësore, dhe tre persona nuk janë gjetur në shtëpi, që sipas familjarëve janë në pushime verore”, ka thënë ajo.

Sipas saj, këta persona dyshohen se nga viti 2021 e në vazhdim kanë kryer veprën penale të mashtrimit me patentë shoferë.

“Aktualisht, të arrestuarit janë duke u intervistuar dhe ende nuk është marrë një vendim për ndalimin e tyre. Aksioni është kryer nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit dhe është shtrirë në Pejë, si dhe në komunat përreth si Deçan, Fushë Kosovë dhe Prishtinë”, ka deklaruar tutje Haxhosaj për Dukagjinin.

Prokurorja ka theksuar se, ndonëse arrestimet janë kryer kryesisht në Pejë, hetimet dhe operacionet janë të lidhura edhe me këto komuna të tjera.

Detajet e plota, sipas saj, do të bëhen të ditura pas përfundimit të hetimeve.

Policia kryen aksion në Pejë, arrestohen disa zyrtarë të Njësitit për Patentë Shoferë

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika