Gjashtë të lënduar në aksidentin në Mitrovicë


Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë saktësisht në fshatin Kçiq i Madh, ku gjashtë persona janë lënduar dhe janë përfshirë tri automjete.

Këtë për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar Ilmi Prekazi nga Policia e Kosovës, ku thuhet se 6 të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës

“Ju njoftojmë se sot pas orës 08:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë saktësisht në fshatin Kçiq i Madh, ka ndodhur një aksident në të cilin janë të përfshira tri automjete me targa vendore, dhe si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar gjashtë persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Njësitë policore janë përgjigjur në rast dhe janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të aksidentit.

Portali Dukagjini ka kontaktuar edhe Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës për detaje se si është gjendja e gjashtë të lënduarve, por përgjigja e tyre ka qenë “jemi duke i ekzaminuar tutje dhe nuk kemi ndonjë raport për të deklaruar”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika