Gjashtë të lënduar në aksidentin në qendër të Prishtinës

Foto Kallxo.com

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet në orët e para të mëngjesit të martën.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, Zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti teksa ka shtuar se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Sot rreth orës 04:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Dëshmorët e kombit në  Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, thuhet në përgjigjen e Ahmetit.

Si pasojë e aksidentit, qendra e kryeqytetit ka qenë e mbyllur për komunikacion në mëngjes.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika