Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të mërkurën në rrugën Leposaviq-Jarinjë, përkatësisht në fshatin Kamen të Leposaviqit.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani, i cili ka thënë se të lënduarit – pesë shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe një shtetase e Kosovës – janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
“Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime kanë pësuar gjashtë persona: pesë shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe një shtetase e Kosovës. Të gjithë personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Rajonal Mitrovicë dhe të njëjtit janë duke pranuar trajtim mjekësor”, ka deklaruar ai.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.