Gjashtë të plagosur në ditën e fundit të vrapimit të demave në Spanjë

San Fermin, është një nga festat më të mëdha në botë. Në këtë festival shumë njerëz e sfidojnë veten që të vrapojnë përpara gjashtë demave luftarakë përgjatë një rruge prej 875 metrash përmes Pamplonës për në rrafshin e demave të qytetit, si pasojë e kësaj gjashtë persona janë lënduar

Ilustrim

Në ditën e fundit të festivalit San Fermín, janë plagosur gjashtë persona si pasojë e vrapimit të pakontroll nga demat, në këtë vrapim demat lëvizin kryesisht në një tufë dhe i kushtojnë pak vëmendje vrapuesve.

Qeveria rajonale e Navarrës ka thënë se gjashtë persona janë trajtuar për lëndime të lehta pas vrapimit të së enjtes, i cili ka zgjatur pak më shumë se dy minuta. Ndërkaq, nuk është raportuar për ndonjë goditje me brirë, transmeton euronews.

Vrapimi i tetë dhe i fundit i festivalit, pa qindra njerëz, kryesisht burra, të cilët kanë testuar shkathtësinë e tyre duke vrapuar përpara gjashtë demave luftarakë përgjatë një rruge prej 875 metrash përmes Pamplonës për në rrafshin e demave të qytetit.

Dhjetëra mijëra vizitorë marrin pjesë në festivalin e Pamplonas, është përjetësuar në romanin e Ernest Hemingway të vitit 1926 “The Sun Rises”. Festivali është gjithashtu i njohur për festimet e tij 24-orëshe.

Tetë persona janë vrarë në vitin 2019, hera e fundit që festivali u mbajt para një ndërprerjeje dyvjeçare të shkaktuar nga pandemia globale e koronavirusit.

Ndërsa, gjashtëmbëdhjetë njerëz kanë vdekur në vrapimet e demave në Pamplona që nga viti 1910, me vdekjen e fundit që ka ndodhur në vitin 2009.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika