Gjashtë të vdekur pas sulmit me thikë në kopshtin e fëmijëve në Kinë, arrestohet i dyshuari

Gjashtë persona janë vrarë dhe një është plagosur në një sulm me thikë herët në mëngjes në një kopsht fëmijësh në Kinën jugore

Një kordon policie është vendosur pas sulmit me thikë në një kopsht fëmijësh në qarkun Lianjiang, provincën Guangdong, tregojnë pamjet nga mediat sociale. Fotografia: Video nga Reuters.

Një sulm me thikë në një kopsht fëmijësh në provincën juglindore Guangdong të Kinës ka rezultuar në vdekjen e gjashtë personave, përfshirë tre fëmijë.

Policia ka raportuar se një i dyshuar 25-vjeçar me mbiemrin Wu është arrestuar në qytetin Lianjiang në lidhje me këtë ngjarje.

Po ashtu, viktimat përfshijnë një mësues dhe dy prindër, ka raportuar AFP, ndërsa edhe një person tjetër është plagosur gjithashtu.

Sulmi ka ndodhur të hënën në mëngjes, ndërsa autoritetet e kanë cilësuar si një “sulm me dashje”.

Zona rreth kopshtit është mbyllur dhe hetimet janë duke vazhduar.

Siç ka raportuar BBC, kjo ngjarje ka nxitur një reagim të gjerë në media sociale kineze, me shumë njerëz që janë të tronditur.

Edhe pse krimi i dhunshëm është relativisht i rrallë në Kinë, vendi është përballur disa herë me sulme me thika në vitet e fundit, përfshirë edhe në shkolla.

Në gusht të vitit të kaluar, një sulmues me thikë sulmoi një kopsht fëmijësh në provincën juglindore Jiangxi, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur gjashtë të tjerë.

Në prill 2021, dy fëmijë vdiqën, ndërsa 16 të tjerë u plagosën gjatë një sulmi masiv me thikë në qytetin Beiliu, në rajonin autonom Guangxi Zhuang .

Në tetor 2018, 14 fëmijë u plagosën në një sulm me thikë në një kopsht fëmijësh në Chongqing , në jug-perëndim të Kinës.

Autoritetet kanë ndërmarrë masa për ta rritur sigurinë rreth institucioneve arsimore që nga viti 2010, duke përfshirë stërvitjen e evakuimit emergjent në shkolla pas një sulmi të mëparshëm në prill 2021.

Atë vit, Ministria e Sigurisë Publike u kishte kërkuar autoriteteve vendore që të “goditnin me vendosmëri” aktivitetet kriminale për të garantuar sigurinë e mësuesve dhe studentëve.

Pas sulmit të prillit 2021, Ministria e Arsimit urdhëroi gjithashtu stërvitjet e evakuimit emergjent në shkolla.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika