Gjashtë ushqimet që ulin tensionin

Tensioni i lartë i gjakut është një gjendje shëndetësore nga e cila vuajnë një numër i konsiderueshëm i popullësisë. Ai mund të jetë shkatërrimtar për zemrën, trurin, veshkët dhe jo vetëm.

Po dëshiruat të shmangni ngritjen e tensionit, atëherë duhet të jeni dorështrënguar në përdorimi i kripës, i mishërave, turshive, ëmbëlsirave dhe pijeve energjike. Mirëpo, është e dobishme të dimë se cilat janë disa nga ushqimet që ndihmojnë në uljen e tij.

Bananja: është burim i shkëlqyeshëm i kaliumit dhe si e tillë, ngrënia e saj ul nivelin e koncentrimit të vlerave të natriumit në trup duke ulur kështu edhe tensionin e gjakut.

Avokado: përveç, përmbajtjes së kaliumit, përmban sasi të yndyrës së pangopur e cila rrit nivelin e kolesterolit të mirë në gjak. Kolesteroli i keq njihet për efektin e bllokimit të enëve të gjakut. Mirëpo, duhet pasur parasysh që avokadot kanë përmbajtje të lartë kalorike dhe ngrënia e tyre duhet të jetë e matur.

Spinaqi:është i pasur me fibra që e mbajnë konstant tensionin e gjakut. Mund ta konsumoni në kombinim me shumë ushqime tjera.

Domatja: përveç përmbajtjes së kaliumit, është e pasur me likopen. Ky i fundit është një antioksidant i njohur i cili parandalon oksidimin e kolesterolit të keq dhe ngjitjen e tij në muret e enëve të gjakut. Domatet përveç uljes së tensionit, evitojnë edhe shfaqjen e tij.

Selino: nxjerr sasinë e tepruar të ujit nga gjaku pasi teprica e ujit rrit presionin arterial.

Çokollata e zezë: koncentrimi i lartë i kakos ndihmon në zgjerimin dhe rritjen e elasticitetit të enëve të gjakut. Sado e shijshme, ajo duhet të konsumohet në mënyrë të kontrolluar pasi përmban shumë kalori.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika