Gjashtë vjet nga vdekja e Astrit Deharit, bëhen homazhe dhe mbahen diskutime

Të shtunën e 5 nëntorit, shënohet gjashtëvjetori i vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari

Astrit Dehari, gjashtë vjet nga vdekja e tij





Të shtunën e 5 nëntorit shënohet gjashtëvjetori i vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë planifikuar të bëjnë homazhe te varri i Astrit Deharit, duke filluar nga ora 09:30.

Më pas, në orën 11:00 parashihet të dhurohet gjak.

Për këtë përvjetor të Astrit Deharit, do të mbahen edhe dy diskutime, njëra në orën 14:00, në Prishtinë, “Përjetimet me Astritin si aktivist i Lëvizjes, student, shok e familjar i përkushtuar”, që mbahet në Hollin e Biblotekës Kombëtare. Ndërsa “Aktiviteti i Astrit Deharit në qendrën e Pejës, përvojat e bashkëpunëtorëve dhe aktivistëve me të”,  mbahet  në orën 17:00,  në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Pejës.

Astrit Dehari ishte arrestuar bashkë me pesë aktivistë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, si i dyshuar për sulm terrorist në Kuvendin e Kosovës.

Ishte mesnata e pesë gushtit të vitit 2016, kur një raketëhedhës dore goditi ndërtesën e Parlamentit, ndërkaq ngjarja u cilësua si akt terrorist.

Më pas, direktiva e Prokurorisë Speciale, Drejtoria antiterror e policisë, ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Kësisoj, 25 ditë pas sulmit mbi Kuvendin, Drejtoria kundër Terrorizmit në Policinë e Kosovës, ka nisur operacionin dhe ka arritur të arrestojë gjashtë aktivistë të Vetëvendosjes.

Për këtë rast, në pranga kanë përfunduar Frashër Krasniqi, Petrit Ademi, Adea Batusha, Atdhe Arifi e Egzon Haliti.

Në mesin e të arrestuarve ka qenë edhe Astrit Dehari.

Gjykata ka vendosur që personat të përfundojnë në paraburgim, me përjashtim të Petrit Ademit, pasi çështja e tij u mbyll.

Dehari ishte dërguar në qendrën e Paraburgimit në Prizren.

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika