Gjashtëvjeçari ukrainas i dërgon letër kryeministrit britanik Boris Johnson

Gjashtëvjeçari ukrainas, Ilya Kostushevich, i ka shkruar letër kryeministrit britanik Boris Johnson pas humbjes së familjes së tij në luftimet në Mariupol

Gjashtëvjeçari ukrainas, Ilya Kostushevich, i ka shkruar letër kryeministrit britanik Boris Johnson. Ai ka humbur familjen e tij mes luftimeve në qytetin e rrethuar të Mariupolit.

Letra është shpërndarë nga ambasadorja e Britanisë së Madhe në Ukrainë, Melinda Simmons, gjatë kohës kur forcat ruse vazhdojnë me ofensivën e tyre në rajonin e Donbasit, raporton “zaborona.com”.

Letra e gjashtëvjeçarit

Ilya Kostushevich në letër ka thënë se ëndërron që asnjë fëmijë në botë të mos njohë luftën, teksa ia ka bashkangjitur një flamur të Ukrainës të vizatuar me dorë dhe fotografinë e tij me një kafshë shtëpiake.

“I dashur Boris Johnson! Unë dua që lufta të përfundojë më shpejt që njerëzit të mos vdesin më. Dua të luaj futboll në shtëpi në Mariupol. Do të doja që të gjithë fëmijët e botës të mos kishin luftë. Përshëndetje për të gjithë fëmijët në Britani, faleminderit që na ndihmoni. Ne do të fitojmë! Unë kam një mace, Frosia. Unë po ju dërgojë flamurin e Ukrainës që kam vizatuar. Të përqafoj fort”, ka shkruar gjashtëvjeçari.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika