Këshilli drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka miratuar agjendën e intervistimit dhe votimit të kandidatëve të cilët i kanë plotësuar kushtet për konkurrim për pozitën e rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sipas konkursit të datës 24/10/2022.
Intervistimi i kandidatëve do të bëhet të hënën e 21 nëntorit, duke filluar nga ora 10:00, në sallën e senatit të UP-së dhe pas intervistimit të kandidatëve, do të bëhet edhe votimi për zgjidhjen e rektorit.
Në njoftimin e Këshillit drejtues të Universitetit të Prishtinës thuhet “Në frymën e zotimit për transparencë të plotë ndaj çdo faze të përzgjedhjes, këshilli drejtues fton mediat e interesuara për monitorimin e këtij procesi që të dërgojnë të përzgjedhurit si monitorues, deri në ditën e hënë, datë 21/11/2022, në orën 9:00”.
Tutje në njoftimin e UP-së thuhet se monitoruesit e përzgjedhur për nevoja evidentimi të dërgojnë emrin dhe mbiemrin e tij/saj, e-mail adresën dhe numrin kontaktues.
EKSKLUZIVE: Zhvillimet në UP, për këto çështje po i kërkohet llogari rektorit Sahiti