Gjatë këtij gushti, inflacioni vjetor i Eurozonës arrin në 9.1 për qind

Gjatë këtij viti, inflacioni ka shënuar rritje në të gjithë botën. Inflacioni në Eurozonë gjatë muajit gusht ka arritur në 9.1 për qind, rritja e përqindjes po konsoderohet se është nxitur nga rritja e çmimeve të energjisë dhe nga lufta e Rusisë në Ukrainë

Fotoilustrim

Eurozona është bashkimi monetar i 19 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat kanë adaptuar euron si monedhën e tyre kryesore.

Inflacioni në “Eurozonë” gjatë muajit gusht ka arritur në 9.1 për qind, rritja e përqindjes po konsoderohet se është nxitur nga rritja e çmimeve të energjisë dhe nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Kjo është sipas shifrave të fundit të publikuara të mërkurën nga agjencia e statistikave të Bashkimit Evropian Eurostat.

Inflacioni vjetor në 19 vendet u rrit nga 8.9% në korrik dhe është në nivelin më të lartë që nga fillimi i mbajtjes së rekordeve për euron në vitin 1997. Ndërsa, gjatë kësaj vere ka pasur një valë protestash dhe grevash në të gjithë botën nga punëtorët që kërkojnë paga më të larta dhe njerëz të ngopur me koston e lartë të jetesës.

Inflacioni në Britani, Danimarkë dhe Norvegji, të cilat kanë monedhat e tyre, është gjithashtu në rritje, sipas të dhënave zyrtare të publikuara në fillim të këtij muaji. Banorët e Mbretërisë së Bashkuar janë duke u përballur me një rritje prej 80 për qind në faturat vjetore të energjisë shtëpiake.

Në eurozonë, çmimet e energjisë u rritën me 38.3 për qind,  megjithëse norma ishte pak më e ulët se muaji i kaluar, ndërsa çmimet e ushqimeve u rritën me një ritëm më të shpejtë prej 10.6 për qind, sipas vlerësimit paraprak të Eurostat, raporton euronews.

Ndërsa, raporti përfundimtar i agjencisë, i cili është publikuar rreth dy javë më vonë, zakonisht është i pandryshuar.

“Problemet specifike evropiane vazhdojnë të shtyjnë inflacionin më të lartë,” shkroi në një shënim analisti ekonomisti i lartë i “ING Bank”, Bert Colijn. Ai ka shtuar se kriza e furnizimit me gaz dhe thatësirat po i shtojnë presionet e vazhdueshme të ofertës mbi inflacionin për momentin.

Euro ka rënë gjithashtu nën barazinë me dollarin, gjë që mund t’i bëjë mallrat e importuara më të kushtueshme, veçanërisht naftën, e cila është me çmim në dollarë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika