Dogana dhe Policia e Kosovës në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, gjatë kontrollit të specializuar të maunave kanë hasur ne dy raste me mallra të fshehura.
Në maunën e cila tranportonte mallra për Kosovë, ngasësi i maunës, qytetar i Serbisë kishte të fshehura mallra nè kabinën e vozitësit “Caffeine Anhydrous”, në formë pluhuri 5 pako x 20 kg = 100 kg me origjinë nga Kina.
Rasti në fjalë është duke u trajtuar nga sektorèt relevantè mbi destinimin dhe pèrdorimin final të preparatiti kimik.
Në maunën e dytë që transportoheshin mallra për Kosovë, ngasësi i maunës, qytetar i Serbisë kishte të fshehura mallra në hapësirën e maunës, e cila është e destinuar për vendosje të paletave
Mallrat e fshehura ishin atlete për të rritur “Adidas Yezzy” – 25 palë dhe “New Balance 550” – 50 palë.
Në njoftim thuhet se rasti është duke u trajtuar nga sektori relevant i Doganës dhe se marinat tashmë janë d֝ërguar në tërminalin doganor në Mitovicë, nën përcjelljen e stafit doganor dhe policor për kontroll të detajuar.