Gjatë tentimit për të ndaluar një veturë, lëndohet një polic, kurse në veturë gjenden lëndë narkotike

Zyrtarët e Policës së Kosovës gjatë realizimit të detyrave të tyre, sot rreth orës 12:40 në fshatin Suhodoll- Mitrovicë Veri, gjatë tentimit për të ndaluar për kontroll një veturë të dyshuar, drejtuesi i veturës nuk ka ndaluar dhe me veturë ka sulmuar-goditur një zyrtar policor dhe po ashtu një veturë të policisë.

“Të ndodhur në këtë situatë kur seriozisht ishte e rrezikuar jeta e zyrtarëve policorë, zyrtarët për të mbrojtur jetën dhe vënë situatën nën kontroll, janë detyruat të përdorin armët e zjarrit”, thuhet në Komunikatën e Policisë së Kosovës.

“Gjatë zhvillimeve në këtë situatë një polic është lënduar goditur nga vetura, kurse gjatë përdorimit të armëve nuk ka të dhëna për persona të lënduar”, ka shtuar Policia.

Policia në veturën e përdorur ka zbuluar rreth 2 kg drogë të llojit marihuanë.

“Drejtuesi i automjetit i dyshuari, ka arritur që të dalë nga vetura dhe të ikë në drejtim të panjohur. Në veturë është gjetur lëndë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë (1,5 deri në 2 kg)”, ka theksuar Policia e Kosovës.

Me tej , në komunikatën e policisë behte e ditur se njësitet policore, përfshirë zyrtarë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik kane dalë në vendin e ngjarjes.

“Policia janë duke e trajtuar rastin dhe në koordinim me organet e drejtësisë do të ndermirën veprimet për të zbardhur këtë rast dhe arrestuar personin e dyshuar”, kanë përfunduar komunikatën e tyre Policia e Kosovës.

Një person në veri e godet policinë me veturë, ky i fundit e përdorë armën për vetëmbrojtje

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika