Gjenden 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në Aeroportin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari", janë zbuluar 50 fishekë në bagazhin e një pasagjeri të sapoardhur

Aeroporti i Prishtinës

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, janë sekuestruar 50 fishekë që u gjetën në bagazhin e një pasagjeri të sapoardhur.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, fishekët u zbuluan gjatë kontrollit nga oficerët e doganës.

I dyshuari, një shtetas kosovar, u ndalua për verifikime, ndërsa municioni u konfiskua.

“ANP Adem Jashari / 05.01.2025 – 11:50. Është raportuar se në valixhen e të dyshuarit mashkull kosovar në arritje oficerët e doganës kanë gjetur 50 fishek. Nga i dyshuari është sekuestruar municionit dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia nuk ka ofruar detaje të mëtejshme për këtë rast.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika