Gjenden armë e uniforma ushtarake të groposura në veri, dyshohet se lidhen me sulmin në Banjskë

Policia e Kosovës ka gjetur granata, armatim, municion dhe uniformë ushtarake në rrugën “Kralj Petri” në Zveçan

Policia e Kosovës sot në pjesën veriore, konkretisht në Zveçan ka gjetur armë, libra dhe uniforma ushtarake të Serbisë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se këto pajisje i takojnë sulmit terrorist që ka ndodhur në Banjskë më 24 shtator.

Autoritetet njoftuan të martën se kanë pranuar informatë, e gjatë kontrollit kanë gjetur 4 granata M75, dy pushkë automatike, 6 karikatorë me municion të kallashnikovit, qindra fishekë, antiplumb, pantallona, xhaketa ushtarake, jelekë taktikë, gaz maska, çanta krahu ushtarake, 5 rripa ushtarakë dhe një bluzë të zezë.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika