Gjenden disa eshtra në Prishtinë, dyshohet se janë të njeriut

Dy persona kanë hasur në disa eshtra në Prishtinë, të cilat sipas Policisë së Kosovës dyshohen se janë të njeriut

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona i kanë gjetur disa eshtra në Prishtinë, të cilat dyshohen se janë të njeriut.

Sipas njoftimit, njësitet relevante kanë dalë në vend të ngjarjes, kurse me vendim të prokurorit eshtrat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.

Rasti është cilësuar nga Policia e Kosovës si “Hetim mbi vdekjen”.

“Dy dëshmitar meshkuj kosovarë kanë raportuar se kanë hasur ne disa eshtra te dyshuar te njeriut. Njësitet relevante policore dhe Instituti i Mjekësor Ligjore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit eshtrat janë dërguar në IML për ekzaminim,, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika