Gjenden disa pako me kokainë në plazhet e Sidnejt në Australi

Më shumë se 250 kg kokainë janë gjetur përgjatë bregut detar të Uellsit të Ri Jugor, që kur pakoja e parë u pa në rajonin e Bregut Qendror rreth 90 km (55 milje) në veri të Sidnejt, tri ditë para Krishtlindjeve

Një foto e disa prej pakove që janë gjetur në plazhet e Uellsit të Ri Jugor

Pesë pako të mbështjella me plastikë, që besohet se përmbajnë kokainë, janë shpërndarë në plazhet e Sidnejt, duke thelluar misterin për drogën.

Sipas medieve ndërkombëtare, pakot e gjetura nga plazhistët në Freshwater dhe Curl Curl të hënën, me peshë 5 kg në total, u sekuestruan nga policia.

Ata thonë se kjo është pjesë e një ngarkese masive kokaine, e cila po shpërndahet në copa që nga dhjetori.

Australianët janë përdoruesit më të lartë për frymë të kokainës në botë, të ndjekur nga Britania, sipas OECD.

“Ndërsa hetimet vazhdojnë, publikut i kujtohet të raportojë çdo paketë të dyshimtë tek autoritetet,” tha Policia e NSW në një deklaratë të martën.

Më shumë se 250 kg kokainë janë gjetur përgjatë bregut detar të Uellsit të Ri Jugor, që kur pakoja e parë u pa në rajonin e Bregut Qendror, rreth 90 km (55 milje) në veri të Sidneit, tri ditë para Krishtlindjeve.

Që atëherë, pakot, shumica të vogla, por disa me peshë deri në 39 kg, janë gjetur në më shumë se dhjetë plazhe në një shtrirje 500 km të bregdetit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika