Gjenden dy granata dore në një veturë në Prizren, FSK bën tërheqjen e tyre

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy granata dore janë gjetur në një veturë në Prizren. Në raportin 24 orësh thuhet se ato janë gjetur gjatë rregullimit të veturës.

Largimin e granatave e ka bërë njësia për deminim nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, teksa policia e ka cilësuar këtë rast si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Është pranuar raportuar se gjatë rregullimit të një veture është hasur në dy granata dore. Njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjeteve shpërthyese. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika