Gjenden dy persona të vdekur në dy raste të ndara në Prishtinë

Dy persona janë gjetur të vdekur në Prishtinë në dy raste të ndara

Policia e Kosovës ka nisur hetimin për vdekjen e dy burrave në raste të ndara në Prishtinë.

Në raportin 24-orësh, në rastin e parë bëhet e ditur se një grua ka raportuar se në rrugë rreth orës 06:40 ka vërejtur një person të shtrirë.

Njësiti policor dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës.

“Një femër kosovare ka raportuar se në rrugë ka vërejtur në person të shtrirë. Njësiti policor dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport.

Ndërsa, rasti i dytë, në ora 13:00 raportohet se në rrugë është gjetur i shtrirë po ashtu një burrë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor ku është konstatuar vdekja e viktimës.

“Raportohet se në rrugë është gjetur i shtrirë viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e policisë. 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika