Gjenden mbetje mortore në një pyll në Prishtinë

Në raportin 24-orësh të PK-së bëhet e ditur se eshtrat janë gjetur të premten nga dy dëshmitarë dhe janë dërguar në IML

Policia e Kosovës

Disa eshtra të njeriut janë gjetur në rajonin e Prishtinës nga dy dëshmitarë kosovarë, të cilët kishin njoftuar Policinë e Kosovës.

Në raportin 24-orësh të PK-së, bëhet e ditur se eshtrat janë gjetur të premten dhe janë dërguar në IML.

“GJETJE E MBETJEVE MORTORE/Rr. Qëndresa, Prishtinë 27.01.2023 – NN. Dy dëshmitarë meshkuj kosovarë kanë informuar se në brendi të pyllit kishin hasur në disa eshtra të njeriut. Njësia përkatëse ka bërë tërheqjen e mbetjeve mortore dhe ka dërguar në IML për procedurë të mëtutjeshëm’, thuhet në njoftim.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika