Gjenden mbetje mortore në Podujevë

Po punonte tokën, gjen mbetje mortore

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën e 15 majit, në fshatin Zhiti të Podujevës një person ka gjetur mbetje mortore.

Sipas njoftimit të policisë, i njëjti teksa po punonte tokën kishte hasur në eshtra.

Eshtrat e tërhequra nga vendi i ngjarjes janë dërguar për ekzaminime në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Dëshmitari mashkull kosovar gjersa ishte duke punuar tokën, kishte hasur në disa eshtra të cilët dyshohet të jenë të njeriut. Eshtrat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në IML për ekzaminime të mëtutjeshme”, thuhet në raport.

Ndryshe, sipas statistikave të përgjithshme të policisë, brenda 24 orëve të fundit kanë ndodhur 24 aksidente trafiku me të lënduar, dhe 28 me dëme materiale.

Në raportin 24 orësh thuhet se policia ka arrestuar, gjithsej 32 persona, dhe 11 janë dërguar në mbajtje.

Statistikat e Policisë

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika