Ministria e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar e në varrezat afër Tjegullore në Podujevë janë gjetur mbetje mortore të një individi, të dyshuar se i përket listës së personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit.
Haxhiu ka bërë të ditur se ekipet mjeko-ligjore nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), me mbështetje nga EULEX dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Komisionin Qeveritar për Personat e Zhdukur (KQPZH), kanë arritur të lokalizojnë mbetjet mortore
“Sot, në varrezat afër Tjegullores në Podujevë, ekipet mjeko li.gjore nga IML, me mbështetje nga EULEX, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KQPZH, kanë arritur të lokalizojnë mbetjet mortore të një individi që dyshohet të jetë nga lista e personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit. Gërmimet janë duke vazhduar ende në kërkim edhe të individëve të tjerë”, ka shkruar Haxhiu.
Edhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur këto gërmime janë realizuar në kuadër të planifikimeve paraprake dhe në bashkërendim të aktiviteteve ndërinstitucionale, mes Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës.
“Gërmimet vlerësuese në Podujevë kanë rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e një personi që mund të jetë në Listën e Personave të Zhdukur
Edhe gjatë kësaj jave kanë vazhduar gërmimet sipas planifikimeve paraprake dhe në bashkërendim të aktiviteteve ndërinstitucionale, mes Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës.
Gërmimet vlerësuese të filluara dje në lokacionin në varrezat e qytetit të Podujevës (‘te Tjegullorja’), kanë rezultuar me gjetje dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore të një individi /personi , që mund të jetë në Listën e Personave të Zhdukur”, thuhet në njoftim.
“Të dhënat mbi numrin e saktë të individëve të zhvarrosur dhe identitetin e tyre do të saktësohen pasi të përfundojnë ekzaminimet e nevojshme mjekoligjore , përfshirë edhe identifikimin përmes analizës shkencore të ADN-së”.