Gjenden mbetje mortore në Prishtinë, dyshohet se janë të kohës së luftës

Ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore, në bashkëpunim me KQPZH dhe Policinë, të enjten kanë lokalizuar mbetje mortore të një individi në lagjen Matiçan në Prishtinë, të cilat dyshohet se i takojnë kohës së luftës

Varrezat në lagjen Mat/Matiqan, Prishtinë, foto Kushtrim Gara.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se të enjten janë lokalizuar mbetje mortore të një individi në lagjen “Matiçan” në Prishtinë, që dyshohet se i takojnë kohës së luftës.

Ajo në rrjetin social, Facebook, ka thënë se mbetjet do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohen ekzaminimeve shtesë “me qëllim të identifikimit”.

Po ashtu, ministrja Haxhiu ka thënë se në vendin e njëjtë gjatë majit janë gjetur mbetje mortore edhe të një individi.

“Sot, ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore, në bashkëpunim me KQPZH dhe Policinë, kanë lokalizuar mbetjet mortore të një individi në lagjen Matiçan në Prishtinë, të cilat dyshohet se i takojnë kohës së luftës. Mbetjet skeletore do të dërgohen në IML ku do t’i nënshtrohen ekzaminimeve shtesë me qëllim të identifikimit. Në vendin e njëjtë gjatë muajit maj në të njëjtin vend ishin gjetur mbetjet mortore edhe të një individi”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ndërkaq, Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit, ka bërë të ditur se përveç vazhdimit të gërmimeve në Bishtazhin të Gjakovës, janë kthyer edhe në lokacionin e varrezave në lagjen Matiqan, Prishtinë.

“Pas disa orë gërmimeve, bazuar në informatat plotësuese, në lokacionin në Mat janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore (eshtrat) të një individi, që mund te jetë në Listën e Personave të Zhdukur. Gërmimet e realizuara sot, janë vazhdimësi e gërmimeve të realizuara gjatë muajit Maj në këtë lokacion që po ashtu kishin rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore të një viktime të luftës”, ka shkruar ai në Facebook.

Më 4 tetor, ekipet mjeko-ligjore të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe EULEX, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë zbuluar mbetje skeletore në Bishtazhin e Gjakovës, që dyshohet se i takojnë viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

Haxhiu, ka bërë të ditur se ekipet mjeko-ligjore do të zhvillojnë kërkimet në Bishtazhin edhe në ditët në vijim.

“Punimet në Bishtazhin do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa mbetjet skeletore do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjeko ligjore me qëllim të identifikimit të tyre”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social, Facebook.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika