Një qytetar ka hasur në mbetje mortore gjersa po i pastronte varrezat me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Rasti ka ndodhur në fshatin Leshan të komunës së Suharekës.
Ai ka thënë se periudha kohore e eshtrave të gjetur ende nuk dihet.
“Një banor i fshatit i cili tradicionalisht i pastronte varrezat për Bajram, ka hasur në mbetje mortore”.
Gashi më tej ka thënë se, qytetari menjëherë pas gjetjes së eshtrave ka njoftuar policinë.
”Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i krimeve të luftës dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe i kanë tërhequr ato. Tani me rastin po merret njësiti i krimeve të luftës. Eshtrat janë dërguar në IML. Nuk dihet se cilës periudhë kohore i takojnë ato eshtra”, ka thënë Gashi.
Ndërsa, mbetje mortore ishin gjetur edhe një vit më parë, përkatësisht në maj të vitit 2021, në Pograxhë të Klinës.