Gjenden pa shenja jete dy persona, në Obiliq dhe Matiqan

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të vdekjes brenda 24 orëve, në Obiliq dhe Matiqan

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të vdekjes brenda 24 orëve. Rastet e cilësuara si “hetim mbi vdekjen”, raportohet të kenë ndodhur në Obiliq dhe Matiqan.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se në rastin e parë, në Obiliq, njësitë policore pas marrjes së informatës nga dëshmitarja se viktima mashkull kosovar nuk është duke u përgjigjur në telefon, së bashku me njësinë e zjarrfikësve, me forcë kanë hapur derën e banesës së viktimës dhe të njëjtin e kanë gjetur në shtrat pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion

“Njësitë policore pas marrjes së informatës nga dëshmitarja, se viktima mashkull kosovar nuk është duke u përgjigjur në telefon, së bashku me njësinë e zjarrfikësve, me forcë kanë hapur derën e banesës së viktimës dhe të njëjtin e kanë gjetur në shtrat pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Në rastin e dytë, në Matiqan, është raportuar se viktima është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika