Gjenden të vdekura në Tiranë dy shtetase ukrainase

“Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe

Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova, nga Ukraina, janë gjetur të vdekura në Tiranë.

Viktimat janë të moshës 25 dhe 40 vjeçe.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije se ato janë gjetur nga shoqja e dhomës së tyre, në zonën e “Selvisë”.

“Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe.

“Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike”, bën me dije policia.

Njoftohet se është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe të Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore, të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./TopChannel

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika