Gjenden tri granata dore në Fushë-Kosovë, largohen nga FSK-ja

Një person ka raportuar në polici se ka hasur në mjete të dyshuara shpërthyese në Fushë-Kosovë.

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi për deminim i FSK-së ka tërhequr nga vendi i ngjarjes tri mjete shpërthyese që dyshohet të jenë granata dore.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar, ka hasur në mjete të dyshuara shpërthyese. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi për deminim i FSK-së ka tërhequr nga vendi i ngjarjes tri mjete të dyshuara granata dore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e PK-së.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika