Gjendet 18-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Prizren

Është gjetur 18-vjeçarja në Prizren, e cila ishte raportuar e zhdukur më 11 tetor të këtij viti

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur 18-vjeçarja në Prizren, e cila ishte raportuar e zhdukur nga familjarët e saj më 11 tetor të këtij viti.

18-vjeçarja është shoqëruar në sektorin rajonal të hetimeve në Prizren, ku është bërë edhe intervistimi i saj.

Të gjitha veprimet e ndërmara janë bërë në konsultim dhe koordinim me prokurorin e shtetit.

Policia e Kosovës ka falënderuar mediat dhe qytetarët për bashkëpunim, me ndihmën e të cilëve është arritur të bëhet lokalizimi i vendodhjes së qytetarët dhe zbardhja e rastit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika