Gjendet 23-vjeçari që u raportua i zhdukur në Shtime

"Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Drejtoria Rajonale Policisë në Ferizaj i falënderon qytetarët për angazhimin, ekipet e policisë nga stacioni i Shtimes, Sektorin Rajonal të Hetimeve, Njësinë e Reagimit të Shpejtë, e në veçanti Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, të cilët gjetën personin e zhdukur"

Gjendet 23-vjeçari që u raportua i zhdukur në Shtime

Gjatë ditës së diel Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar nga komuna e Shtimes është zhdukur, ndërsa, bëhet e ditur se i njëjti është gjetur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim në rajonin Shtimes.

Në njoftimin e policisë thuhet se pas gjetjes 23-vjeçari është dërguar r në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, e më pas është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe sipas mjekësve gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

“Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Drejtoria Rajonale Policisë në Ferizaj i falënderon qytetarët për angazhimin, ekipet e policisë nga stacioni i Shtimes, Sektorin Rajonal të Hetimeve, Njësinë e Reagimit të Shpejtë, e në veçanti Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, të cilët gjetën personin e zhdukur”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika