Është gjetur e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Gjakovë.
Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, ka njoftuar se lidhur me rastin është arrestuar një person, pasi dyshohet që i njëjti ka qëndruar me viktimën prej kohës që ajo ishte larguar nga shtëpia.
I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Gjakovë 21.02.2024 – 12:45. Më 22.02.2024, pas hetimeve të zhvilluara, është gjetur viktima femër, mashkull kosovar (e mitur), e cila ishte raportuar si person i zhdukur. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti dyshohet se ka qëndruar me viktimën prej kohës që viktima ishte larguar nga shtëpia. Viktima i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.