Gjendet e vdekur e moshuara që u raportua e zhdukur në Gjilan

“Mund të konfirmoj se nga Policia e Kosovës, familjarët, zjarrfikësit dhe njësitet e kërkim është gjetur e vdekur gruaja që dje ishte paraqit nga familjarët e humbur”, ka deklaruar Hashani

Policia e Kosovës

Një grua e moshuar, e cila ishte raportuar e zhdukur, është gjetur e vdekur gjatë ditës sot në Gjilan.

Lajmi për Portali Dukagjini është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka thënë se trupi i gruas së moshës rreth 82-vjeçare me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Mund të konfirmoj se nga Policia e Kosovës, familjarët, zjarrfikësit dhe njësitet e kërkim është gjetur e vdekur gruaja që dje ishte paraqit nga familjarët e humbur” – tha Hashani.

Në raportin policor të ditës së sotme është thënë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Dobërqan.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më 4 korrik në 00:20h dhe se në stacion është paraqitur për këtë rast nipi i viktimës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika