Gjendet e vdekur një grua në Gjilan, rasti nën hetim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën është gjetur pa shenja jete një grua në Gjilan. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa, rasti vazhdon të hetohet

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën rreth orës 14:47, një grua është gjetur pa shenja jete në Gjilan.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor.

Siç thuhet në njoftim, ekipi mjekësor ka bërë konstatimin e vdekjes së viktimës, ndërsa trupi i saj është dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor (IML) për të kryer obduksionin e nevojshëm.

Autoritetet kanë njoftuar se rasti është duke u hetuar dhe nuk janë dhënë më shumë detaje.

Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim të Policisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika