Gjendet eksploziv pranë binarëve të trenit në Rahovec

Policia e Kosovës

Policia njoftoi se një person ka gjetur një mjet të pashpërthyer derisa po punonte në arën e tij, pranë binarëve të trenit në Rahovec. Ai ka njoftuar Njësinë për Eliminimin e Mjeteve të Pashpërthyera të FSK-së, që kanë kryer asgjësimin e eksplozivit.

Heqja e tij është bërë me sukses, pa asnjë incident.

Rasti është iniciuar si “gjetje e mjetit të pashpërthyer”.

“Dëshmitari mashkull kosovar ka lajmëruar se gjatë punimeve  në arën e tij, në afërsi të binarëve te trenit ka hasur në një mjet të pashpërthyer. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësiti i EOD-së i FSK-së të cilët e kanë kryer asgjësimin e mjetit te dyshimtë eksploziv të pashpërthyer. Nuk ka pasur asnjë incident”, thuhet në njoftimin policor.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika