Gjendet i vdekur i dyshuari për sulmin masiv në ShBA

Rezervisti i ushtrisë amerikane i akuzuar për vrasjen e 18 personave dhe plagosjen e 13 të tjerëve në Maine të ShBA-ve këtë javë, u gjet i vdekur në mbrëmjen e së premtes

FOTO:CNN

Rezervisti i ushtrisë që hapi zjarr në një sallë boulingu dhe në një kafene në Maine të ShBA-ve duke vrarë 18 persona, u gjet i vdekur nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri, duke i dhënë fund kërkimit dyditor të autoriteteve.

Robert Card, instruktor i armëve të zjarrit, u gjet i vdekur afër Ujvarës Lisbon, tha guvernatorja Janet Mills, gjatë një konference për media.

“Sikurse shumë persona të tjerë, sot po marr frymë lirshëm duke e ditur se robert Card më nuk paraqet kërcënim për askënd”, tha Mills, raporton CNN.

Shefi i Departamentit për siguri të publikut në Policinë në Mein, Mike Sauschuck, tha se Card u gjet në orën 19:45, sipas kohës lokale, në lumin Androscogin, rreth 13 kilometra në juglindje ku ndodhën të shtënat e dyta mbrëmjen e së mërkurës.

Guvernatorja Mills tha se ka telefonuar presidentin, Joe Biden, dhe e ka informuar se Card është gjetur i vdekur.

Këto ishin të shtënat më vdekjeprurëse në historinë e Mein, ku jetojnë 1.3 milion banorë.

Në Luiston, 37.000 banorët dhe komunitetet përreth u udhëzuan që të qëndronin brenda shtëpive të tyre, përderisa forcat e rendit kërkonin të dyshuarin.

Card, 40 vjeç, ishte rezervist në ushtrinë amerikane. Vitin e kaluar ai i ishte nënshtruar një vlerësimi të shëndetit mendor, pasi kishte filluar të sillej çuditshëm gjatë trajnimeve, thanë zyrtarët amerikanë për AP-në. Pas sulmit u tha se Card kishte qenë i shtrirë për dy javë në një spital të shëndetit mendor pasi “kishte dëgjuar zëra dhe dhe kishte kërcënuar se do të shtinte me armë zjarri” në një bazë ushtarake.

Të shtënat në Luiston ishin rasti i 36-të i vrasjeve masive në ShBA gjatë këtij viti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika