Gjendet i vdekur në kulmin e shtëpisë një person në Prishtinë

Një vdekje e dyshimtë është raportuar në Policinë e Kosovës të dielën në Prishtinë. Sipas raportit policor, trupi i një burri është gjetur në kulmin e shtëpisë në fshatin Sharban të Prishtinës

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një person është gjetur i vdekur të dielën në kulmin e shtëpisë së tij në fshatin Sharban të Prishtinës.

Policia nëpërmjet raportit 24-orësh ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore së bashku me ekipin e emergjencës, të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe IML, i cili trupin e pajetë e kanë dërguar për obduksion.

“Sharban-Prishtinë, 24.12.2023-09:00-20:30. Rreth orës 20:30 është raportuar se në lokacionin e cekur është gjetur në kulmin e shtëpisë trupi i viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore së bashku me ekipin e emergjencës, të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe IML, të cilët trupin e pajetë e kanë dërguar për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu, sipas Policisë, rasti është duke u hetuar.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika