Gjendet i vdekur një 70-vjeçar në Suharekë

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Grejkovc të Suharekës të hënën. Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima, i lindur në vitin 1954, është gjetur në rrugën “Përparimi”, derisa më pas është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë.

Rastin e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, deklaroi se fillimisht viktima ishte dërguar në QKMF-në në Suharekë.

“Aty mjekët e kanë konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është iniciuar si hetim i vdekjes dhe se Policia ka marr të gjitha veprimet e nevojshme për rastin”, tha Bytyqi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika