Një burrë është gjetur i vdekur të dielën në një banesë në Prishtinë.
Sipas njoftimit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se kishte gjetur në banesë pa shenja jete viktimën mashkull kosovar. Në vend ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore. Rasti është duke u hetuar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar ne IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.