Një person është gjetur pa shenja jete brenda një veture në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai ka treguar se rasti ka ndodhur rreth orës 11:40, dhe se vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 11:40 në rrugën ‘Gasper Karaqi’ në Gjakovë është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë në një veturë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha Elezaj.
Elezaj shtoi se ekipet e nevojshme policore po ashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe është njoftuar prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit, është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”.
Trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në IML për obduksion.