Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Graçanicë.
Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Badovc i Ri të komunës së Graçanicës.
Policia ka njoftuar se vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, derisa policia është duke e hetuar ngjarjen.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.