Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur të martën në një pyll në Lupq të Podujevës.
Në raportin 24-orësh thuhet se një person ka raportuar në Polici të Kosovës se derisa ishte duke ecur në një pyll, kishte vërejtur një person të varur me litar.
“Dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar se gjersa ishte duke ecur në pyll, kishte hasur në një person të varur me litar. Në vend-ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.