Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, policia nis hetimet

Një person është gjendur i vdekur në Prishtinë. Policia ka filluar hetimet për të zbuluar shkaqet e vdekjes

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një person i gjinisë mashkullore është gjendur pa shenja jete në komunën e Prishtinës.

Siç njofton policia, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, teksa bëjnë të ditur se rasti është duke u hetuar nga ekipet përkatëse.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të trajtohet nga ekipet hetimore”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika