Gjendet i vdekur një person në Prizren, policia po e heton rastin

Në Prizren është gjetur pa shenja jete një person, gjersa policia tashmë ka nisur hetimet për ta zbardhur rastin

Policia e Kosovës, foto ilustrim, RFE.

Sot, në rrugën “Rifat Krasniqi”, në Prizren, është gjetur pa shenja jete një person.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi ka thënë se policia dhe ekipi mjekësor i emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Ai është shprehur se trupi i personit pa shenja jete është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

“Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar hetim i vdekjes”, ka thënë Gashi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika