Zëvendëskreu i njësisë së kërkimit dhe zhvillimit të ministrisë së mbrojtjes së Tajvanit është gjetur i vdekur në një dhomë hoteli, mëngjesin e së shtunës.
Sipas Agjensisë Qendrore të Lajmeve Zyrtare, vdekja e tij ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak.
Njëherësh, Ou Yang Li-hsing është edhe nënkryetari i Institutit Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë “Chung-Shan”.
Autoritetet thanë se 57-vjeçari Ou Yang vdiq nga një atak në zemër dhe dhoma e hotelit, e gjendur në Tajvanin jugor, nuk tregoi asnjë shenjë të ndonjë ‘ndërhyrjeje’, tha CNA.
Familja e tij tha se ai kishte një histori të sëmundjes së zemrës dhe kishte një stent kardiak, sipas raportit.
Bëhet e ditur se Ou Yang ishte në një udhëtim pune në qarkun jugor të Pingtung. Në fillim të këtij viti, ai kishte marrë postin për mbikëqyrjen e projekteve të ndryshme të prodhimit të raketave.
Trupi në pronësi të ushtrisë po punon për më shumë se dyfishimin e kapacitetit të tij vjetor të prodhimit të raketave, në afër 500 këtë vit. Arsyeja pse ishulli po rrit fuqinë e tij luftarake është kërcënimi ushtarak në rritje nga Kina.