Gjendet marihuanë e kokainë në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se disa substanca narkotike janë gjetur gjatë kontrollimit të pavianëve. Rastet janë duke u hetuar

Burgu i Dubravës

Sasi e substancave narkotike e llojit maihuanë e kokainë janë gjetur në burgun e Dubravës.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se dy raste të kësaj natyre janë evdidentuar në datat 18 dhe 19 të këtij muaji.

Në rastin e parë, 0.5 gram substancë narkotike e llojit marihuanë dhe në një vend tjetër 1.2 gram substancë narkotike të llojit kokainë, janë gjetur gjatë kontrollit të pavianëve.

“Qendra Korrektuese – Dubravë 18.04.2023 – 11:30. Nga zyrtarët korrektues është raportuar se gjatë kontrollit të pavianëve, janë gjetur dhe konfiskuar në një vend 0.5 gram substancë narkotike e llojit marihuanë dhe në një vend tjetër 1.2 gram substancë narkotike llojit kokainë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Ndërkaq, një ditë më vonë, tek i burgosuri mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar 0.3 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.

“Qendra Korrektuese – Dubravë 19.04.2023 – 12:20. Nga zyrtarët korrektues është raportuar se gjatë kontrollit tek i burgosuri mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar 0.3 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Të dyja rastet janë duke u hetuar.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika